Hapja e Aeroportit të Kukësit, Partia Demokratike: Premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës
Kryeministri Rama , së bashku me disa emigrantë nga Londra, ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Kukësit.
Menjëherë pas kësaj, Partia Demokratike përmes një deklarate shprehet se hapja e Aeroportit të Kukësit është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës, pasi avioni nuk erdhi nga Londra siç premtoi Rama, por nga Kukësi.
Deklarata e plotë:
"Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.
Lexo edhe: VIDEO/ Rama çon “çunat e Londrës” nga Rinasi drejt Kukësit: Do votoni PD-në tani…
Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!"