Nga 26 prilli, Italia zonë e verdhë, në maj hapen pishinat, në qershor palestrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2021, 17:23
Më 26 prill e gjithe Italia do të jetë zonë e verdhë, me rrezik të ulët infektimi.
Ora policore do qëndrojë e vlefshme nga ora 22.00 deri më ora 5.00 të mëngjesit.
Shkollat në të gjitha nivelet do të jenë të hapura me kapacitet nxënësish 100%.
Prej 26 prillit do të hapen kinema, teatro e salla koncertesh.
Më 15 maj do të hapen pishinat, më 1 qershor palestrat e më 1 korrik panairet.
Do të mundësohet lëvizja mes rajoneve përmes një lejekalimi.
Maskat e distancimi social do të vazhdojë të jetë i detyrueshëm.
Masat e reja janë marrë pas analizës së të dhënave të kurbës pandemike që shënon se Rt ka arritur në 0.85 e regjistrohen 182 të infektuar çdo 100 mijë banorë.
Masat e reja u njoftuan nga kryeministri Mario Draghi në një konferencë me mediat.