Protesta në Laprakë/ ARRSH: Ndërhyrje për të menaxhuar trafikun te ish-Dogana

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për protestën banorëve në Laprakë për bllokimin e rrugës.

Drejtori i saj, Ergys Verdho në një njoftim për mediat është shprehur se rruga është bllokuar si pasojë e menaxhimit të trafikut te ish Sheshi Shqiponja.

Njoftimi për media:

Si pasojë e planit të menaxhimit të trafikut te ish sheshi Shqiponja faza 4.5 ka lindur nevoja për të bërë këtë modifikim të lëvizjes së automjeteve për të mos patur një bllokim dhe kaos në kryqëzimin e rrugës “Vangjel Noti “ me rrugën “Gjergj Legisi” .

Për këtë arsye:

Kryqëzimi i Rrugës Vangjel Noti me rrugën Buna, ardhja nga Petrit Radovicka që vijon me rrugën Vangjel Noti, do devijojet majtas tek shinat e trenit në drejtim të rrugës Buna për të dalë tek Jordan Misja, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i I.

Banorët e lagjes në afërsi të Laprakës protestuan pasditen e sotme për bllokimin e rrugës së lagjes.

Ata thotë se prej dy javësh në dalje të kësaj rrugë që i lidh me qendrën janë vendosura barriera betoni pa asnjë njoftim.

Lexo edhe: Banorët në Laprakë zhvendosin barrierat e betonit