Braho: Në databazën e PS-së edhe të dhëna personale që mbrohem me ligj, duhet hetim, edhe prokurorët e SPAK nën patronazh
Në një intervistë për RTV Ora, juristi Ledio Braho u shpreh se të dhënat e databazës së PS-së të publikuara nga Lapsi.al ka edhe të dhëna personale që nuk kanë lidhje me zgjedhjet.
Sipas tij, numri personal dhe vendi i punës nuk publikohen dhe nuk përdoren në zgjedhje, dhe zotërimi i tyre është shkelje e të dhënave personale dhe se mbrohen me ligj.
Braho: Janë shumë të dhëna që nuk publikohet sepse janë të dhëna personale. Numri personal, ID-ja që është unik dhe vendi i punës. Edhe në Kodin Zgjedhor numri personal nuk publikohet. Ndërsa vendi i punës nuk është përbërës zgjedhore, sepse ka të bëjë me çështjen ekonomike të dikujt. Janë këto dy aspekte që gjenden në denoncimin që ka bërë Lapsi.al dhe që ngrenë dyshime për përdorjen e të dhënave personale. Këtu ka nevojë për një hetim të thelluar. Ironike është se ishin prokurorët e SPAK-ut, madje arrihej deri në bindjen e tyre politike dhe si kishte ndryshuar kjo bindje politike.
Kontrata që çdo qytetar lidh me e-albania në momentin që hap një llogari e ka me AKSH-in. Ndërkohë, databaza e të punësuarve në vendin tonë e ka drejtoria e përgjithshme e tatimeve për shkak të deklarimeve që çdo qytetar bën në raport me sigurimet shoqërore. Nuk e di se sa e mundur është që këto të dhëna të dalin nga Censusi, por nuk është një informacion publik sepse ligji për të dhënat personalet i konsideron si të papërpunueshme pa lejen e personit konkret. Hetimi në këtë rast duhet të jetë i SPAK-ut. Ky nuk është një krim zgjedhor lidhur me zgjedhësit. Në këtë rast kemi të bëjmë me institucione qendrore dhe kjo është target i SPAK.
Braho shtoi se lidhur me këtë çështje ka nisur jnë hetim sepse nuk është e konceptueshme që vetë prokurorët e SPAK-ut të jenë pjesë e këtyre të dhënave që në fakt ishin të përditësuara.
Braho: Kjo nuk është hera e para që niset një hetim që niset nga publikimi në medieve e çështjeve të tilla. Prokuroria nuk ka pasur një komunikim lidhur me këtë çështje, por pres që të hetohet lidhur me këtë rast, sepse nuk është e konceptueshme që vetë prokurorët e SPAK-ut të jenë pjesë e këtyre të dhënave që në fakt ishin të përditësuara. Duhet parë me anë të një hetimi nëse PS e ka shfrytëzuar administratën publike dhe portalin e-albania lidhur me zgjedhjet. Është e nevojshme që të regjistrohet me një procedim penal lidhur me këtë çështje, edhe pse nuk e di se sa e shpejtë do të jetë një gjë e tillë. Në një rast të tillë mund të thirren persona përgjegjës nga PS dhe nga institucionet shtetërore përkatëse.