“Do të mbetet i pazevëndësueshëm”/ Ulsi Manja kujton Bashkim Finon në Komision, nuk mban dot lotët
Mbledhja që është zhvilluar ditën e sotme nga Komisioni për çështjet Ligjore, ka filluar ndryshe nga herët e tjera, pasi mungonte Bashkim Fino, që për fat të keq humbi jetën si paosjë e Covid-19.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, në hyrje të mbledhjes dedikoi fjalë prekëse për ish-kryeministrin dhe kolegun e tij Bashkim Fino, teksa një në një moment shfaqet duke fshirë lotët.
Manja tha se puna duhet që të vijonte edhe pa kolegun e tyre, teksa shtoi se Fino ishte një person i pazëvendësueshëm.
"Sot në këtë mbledhje Komisioni mungon njëri prej nesh, një njeri i pazëvendësueshëm për të gjithë kontributin e tij në vitet e vështira të Shqipërisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe posaçërisht anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Mungon Bashkim Fino. Fino, në radhë të parë i mungon familjarëve të tij, por sigurisht edhe miqve edhe ne kolegëve. Unë jam i bindur që Bashkimi është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart, na kritikon ne kolegëve të tij që të ecim më shpejt, jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimi.
I paharruar qoftë kujtimi i mikut tonë. Duhet të vazhdojmë me rendin e ditës, e di që është e vështirë. Por puna duhet që të vazhdojë."- tha Manja.
Bashkim Fino ish-kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në ’97-ën, humbi betejën me armikun e padukshëm, COVID-19 pak ditë më parë.