“Kosherja” I bën ofertën e majme Olsi Bylykut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2021, 12:21
Olsi Bylyku ka qenë i ftuar special në punatën e radhës të #EXPULS përballë gazetarit Ronaldo Sharka në ekranin gjeneralist të RTV Ora!
I pyetur nëse i ka ardhur ofertë nga emisioni i humorit në ABC, "Kosherja" Olsi e konfirmoi, madje një ofertë e majme.
"Po, po! Më ka ardh ofertë! Nuk e pranova sepse është në të mirën time të mos lëviz shumë, stabilitetin tim artistik. Në 6 vite kam ndërruar 3 emisione. Jo se nuk doja të punoja me Altin Bashën dhe Bes Kallakun, apo punë lekësh. Ndoshta në një të ardhme. Ne jemi kthy si merkato futbollistësh. Unë kam pas dhe ofertë nga portokallia kur kam qenë në Klan"- u shpreh ai duke shtuar se oferta e Kosheres ishte goxha e majme.
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: