"Hoxhallarët që iu marrin lekë janë mashtruesa", Imam Ahmed Kalaja flet për magjinë
Imami i mirënjohur Ahmed Kalaja ka qenë i ftuar këtë të shtunë në #EXPULS perballë gazetarit Ronaldo Sharka në ekranin gjeneralist të RTV Ora.
Imami u pyet me shumë kuriozitet nga gazetari për magjinë e zezë, ato qe quhen hoxhallarë dhe marrin lekë për të hapur fatin apo fallxhor të ndryshëm.
Z. Ahmend Kalaja këto i konsideron mashtrues:
"Mos e hap ate derë o mik... Hoxha nuk t'a hap fatin me lekë. Mashtrim. Magjia ekziston, sepse e përmendin dhe të gjithë librat e shenjtë. Ne kemi provuar në jetë qe ekziston. Po ashtu ekziston dhe yshtja kundër magjisë. Ndërkohë qe dikush mer rolin qe të hap fatin me lëkë ky është mashtrues. Hoxha të këndon e të ndihmon të përcillen lutjet tek zoti. Këto janë mashtrues"- u shpreh ai.
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: