Don Xhoni feston 21 vjetorin dhe ka një dhuratë fantastike për ndejkësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2021, 18:22
Xhonatan Isufi, i njohur për publikun me emrin artistik Don Xhon, feston sot 21 vjetorin.
Nëpërmjet një postimi në Instagram ai falenderon të gjithë ata që e uruan, ndonëse kishin kaluar vetëm 15 minuta nga ditëlindja.
Ai gjithashtu ka uruar veten e tij në një story ku shkruan: "Urime o babush. Edhe 100 Ishallah. Falenderimi i takon vetëm Zotit".
Me rastin e ditëlindjes ai na la të kuptojmë se sot në orën 19:00 do lançojë këngën e tij të fundit me titullin "Maffia" dhe ndjekësit po e presin me padurim.
Kujtojmë se Don Xhoni ka arritur tregun ndërkombëtar me këngën "Free-style", e cila numëron deri më sot mbi 14 milionë shikime.
Edhe 100 Don Xhon!