FOTO/ Anullohen fluturimet në Rinas, ngec edhe Çiljeta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2021, 10:48
Mes qytetarëve të bllokuar në aeroportin e Rinasit, për shkak të pezullimit të fluturimeve, është edhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga.
Fotoreporteri i Ora News ka fiksuar momentin kur Xhilaga dhe djali i saj presin në ambjentet e jashtme të aeroportit.
Lexo edhe: Greva e kontrollorëve, çfarë ndodh me 19 fluturimet e planifikuara për sot
Por këngëtarja nuk është e vetmja pasi qindra pasagjerë janë duke pritur në Rinas në pritje të një njoftimi të dytëp lidhur me rinisjen e fluturimeve.
Prej ditës së djeshme, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, nuk është ulur e nuk është ngritur asnjë avion.