Forbes: Kim Kardashian zyrtarisht miliardere. Kylie Jenner bie nga lista
Ylli televiziv amerikan Kim Kardashian West është bashkuar me klubin elitar të super të pasurve duke arritur statusin e miliarderit.
Pasuria e saj neto arriti 1 miliard dollarë falë fitimeve nga kozmetika dhe veshjet, si dhe të ardhurat nga TV, konfirmon revista e biznesit “Forbes”.
Kardashian është tani është një nga 2,755 figurat në Listën e Miliarderëve të Botës.
“Forbes” llogariti se pasuria e 40-vjeçares ishte rritur në 1 miliard dollarë nga 780 milion dollarë në tetor falë aksioneve të saj në biznesin e kozmetikës KKW Beauty dhe kompaninë e veshjeve të formave Skims.
Kardashian shiti 20% të KKW Beauty gjigandit të kozmetikës Coty vitin e kaluar për 200 milion dollarë, në një marrëveshje që vlerësonte biznesin në 1 miliard dollarë.
Ndërkohë, themeluesi i “Amazon” Jeff Bezos kryeson paketën me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh.
Amerikanët e tjerë të shtuar gjatë vitit të kaluar përfshijnë themeluesin e aplikacionit për takime “Bumble” Whitney Wolfe Herd, regjisorin Tyler Perry dhe Miriam Adelson, e veja e manjatit të kazinosë Sheldon Adelson.
Edhe ish bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West është tashmë në listë ndërsa motra e saj, Kylie Jenner, doli majin e kaluar për shkak se familja e saj kishte fryrë vlerën e biznesit të kozmetikës.