VIDEO/ Zjarri përfshin qendrën tregtare, humbin jetën 4 persona
Të paktën katër persona humbën jetën nga një zjarr në një qendër tregtare në Chizhou, një qytet në provincën Anhui të Kinës Lindore, mëngjesin e sotëm, sipas autoriteteve lokale të menaxhimit të emergjencave.
Zjarri shpërtheu në çatinë e qendrës tregtare në rrethin Guichi të qytetit rreth orës 08:52 të mëngjesit dhe kishte djegur një sipërfaqe prej rreth 400 metra katrorë, sipas Byrosë Anhui të Menaxhimit të Emergjencave të Provincës pasdite.
Gjashtë persona u bllokuan nga zjarri dhe pasi u shpëtuan, u dërguan në një spital. Dy persona nuk patën dëmtime serioze, ndërsa katër të tjerët vdiqën, tha zyra.
Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit.
UN ESPECTACULAR incendio se registró la mañana del martes en un centro comercial de la ciudad china de Chizhou, en la provincia de Anhui. Al menos 4 personas fallecieron y decenas más resultaron intoxicadas por el siniestro.
Vía AsiaNews_FR pic.twitter.com/3dBFmMW1kt— ElPipila (@elpipila_mx) April 6, 2021