Më shumë se 1,800 të burgosur arratisen në Nigeri

Më shumë se 1,800 të burgosur janë arratisur nga një burg në Nigeri pasi u sulmua nga persona të armatosur.

BBC, bën me dije se sulmuesit hynë në oborrin e burgut në qytetin jug-lindor të Owerri duke përdorur eksplozivë. Gjashtë të burgosur thuhet se janë kthyer, ndërsa 35 nuk pranuan të arratiseshin.

Policia ka akuzuar grupin e ndaluar separatist, Indigjenët e Biafra, për kryerjen e sulmit.

Shërbimi Korrektues Nigerian ka konfirmuar se 1,844 të burgosur u arratisën nga burgu në shtetin Imo.

Një zëdhënës i policisë tha se sulmuesit mbanin bomba me raketa, mitraloza, eksplozivë dhe pushkë.

Presidenti Muhammadu Buhari e quajti sulmin një "akt terrorizmi" të kryer nga "anarkistët". Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë për të kapur sulmuesit dhe të burgosurit e arratisur.

Shteti Imo ka qenë prej kohësh një terren edukimi për grupet separatiste, ndërsa marrëdhëniet midis qeverisë qendrore dhe popullsisë indigjene  janë të tensionuara.