Frikë nga Covid-19, Korea e Veriut braktis "Tokio 2020"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2021, 08:37
Korea e Veriut heq dorë nga Lojërat Olimpike "Tokio 2020", të planifikuara për tu zhvillua këtë verë. Shkak për këtë vendim, sipas autoriteteve të Pyongyangut është frika nga Covid-19.
Komiteti Olimpik i Koresë së Veriut "vendosi të mos merrte pjesë në Lojërat Olimpike të 32-të për të mbrojtur atletët nga kriza shëndetësore globale e shkaktuar nga Covid-19".
Njoftimi i sotëm nga Korea e Veriut i jep fund shpresave të Seulit për të përdorur Lojërat Olimpike 2020, të shtyra për këtë verë për shkak të pandemisë së koronavirusit, për të rinisur procesin e dialogut mes Koresë së Veriut dhe SHBA, ndërprerë që prej dështimit të samitit Kim-Trump mbajtur në Hanoi në shkurt 2019.