Me 25 milionë ndjekës, Youtuberi shkëmben mesazhe seksuale me të mitur

Make up artisti i njohur në Youtube James Çarles ka pranuar se ka shkëmbyer mesazhe seksuale me dy djem 16-vjeçarë.

‘’ E pranoj se veprimi që kam bërë është i gabuar,- u shprehë 21-vjeçari  në një video të postuar në kanalin e tij në Youtube këtë të Enjte.’’

Akuzat kundër Çarls janë shfaqur edhe më parë në rrjetet sociale. Në shkurt të 2021 ai arriti në 25 milion ndjekës në kanalin e tij në Youtube.

Ai u akuzua më parë nga një adoleshent për ngacmim, por James i mohoi akuzat duke thënë se flirtoi me të pasi mendonte si ai ishte 18 vjeç.

Por megjithëse ai i kishte mohuar akuzat e bëra më parë, në videon e publikuar në Youtube ai pranon se veprimin e gabuar që kishte bërë.

Ai shprehet se ka pasur dy incidente të tilla vitin e kaluar dhe ishte i vetëdijshëm se personat me të cilët kishte kontaktuar ishin të mitur.

"Këto biseda nuk duhet të kishin ndodhur kurrë," tha Charles në videon 14-minutëshe. Ai pranoi gjithashtu se mund t'i kishte kërkuar ata në platforma të tjera të mediave sociale në mënyrë që  të gjente moshat e tyre reale.

Ai  u kërkoi falje publike djemve dhe tha se do t'i hiqte dorë për pak kohë nga postimet në rrjetet sociale për të "edukuar" veten rreth këtyre çështjeve.