Sulmi pranë Kongresit amerikan, humb jetën një polic, kishte 18 vite në detyrë

Një oficer që ruante ndërtesën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara ka mbetur i vdekur, pasi është goditur nga një makinë. Mësohet se polici që ka mbetur i vrarë është William “Billy” Evans, dhe lishte 18 vite që punonte në këtë prefesion.

Sipas mediave të huaja, në sulmin që ndodhi pasditen e së premtes, ka mbetur i plagosur dhe një tjetër oficer.

Sulmi në Kapitol, ndodhi pasditen e së premtes, ndërkohë personi i cili dyshohet se si autor i ngjarjes është qëlluar me vdekje. Mësohet se policia pas incidentit rrethoi dhe mbylli ndërtesën e Kongresit.

Shqetësimet për një sulm të mundshëm në Kongres, janë ngritur që më 6 janar, kur mijëra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump, sulmuan institucionin.