‘Isha 7-vjec, kalova në depresion’ Këngëtarja rrëfen reagimin e nënës kur zbuloi puthjen e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2021, 10:25
E ftuara e dytë në emisionin ‘Glamour Zone’ , ishte këngëtarja e mirënjohur Vesa Smolica. Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, ajo ka ndarë momente të vështira dhe të bukura nga jeta e saj. Një miks i tille ishte edhe historia e puthjes së parë.
Ester Bylyku: Si ishte puthja jote e parë?
Vesa Smolica: Puthja ime e parë, ndodhi në lagjen time, në Gjakovë. Djali i lagjes erdhi dhe më vodhi puthjen, dhe unë isha shumë e vogël, 7-vjeç.
Dhe shkova me vrap te mami, i thash: ‘Mami, më puthi.’ Ajo tha s’ka gjë. Kam fjetur të gjithë ditën nga depresioni, se nuk e dija cfarë është.