Aktori i ‘Fara e Flliqt’ shpërthen në të qara në mes të emisionit: ‘Humba njeriun më të shtrenjtë’

Muhamet Arifi, është një nga aktorët me në zë të momentit, falë serialit ‘Fara e Flliqt’.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithnjë të qeshur në ekran, për herë të parë në karrierën e tij ai ka patur një moment emocional, në emisionin ‘Glamour Zone’.

Muhameti shpërtheu në lot gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, teksa kujtonte humbjen më të madhe të jetës së tij.

I pyetur nga Ester, se për cfarë përlotet ai, Muhameti përgjigjet ndër lot teksa i dridhet zëri:

'Përpara një muaji, humba nënën dhe kjo ka qenë humbja më e madhe që kam patur deri tani. Ajo ka qenë personi më i dashur i jetës sime, mungesën e saj e ndjej cdo sekond dhe e kam shumë të vështirë. U ktheva në shtëpi të dielën e kaluar, dhe thash t`i telefonoj ta lajmëroj që mbarova xhirimin, por mëpas u kujtova që ajo nuk është më. Është momenti më i vështirë i jetës sime.’

https://youtu.be/rZ8W6Y5suWE