Zyrtare! EMA jep ok për përdorimin e vaksinës Astrazeneca

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka dhënë miratimin për vazhdimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca.

Pas një vlerësimi të ri të plotë nga komiteti i ekspertëve të EMA, përfundimi mbetet se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive.

Sipas tyre, përfitimet në mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19 i tejkalojnë rreziqet e mundshme, teksa mohuan rrezikshmërinë e mpiksjes së gjakut.