OBSH: Të shqetësuar për situatën e Covid-19 në Ballkan dhe Evropën Qendrore
Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet "veçanërisht e shqetësuar" lidhur me situatën e Covid-19 në Ballkan dhe Europën Qëndrore.
OBSH vë në dukje se numri i shtrimeve në spital dhe vdekjeve janë ndër më të lartat në botë.
Zyrat rajonale të Agjencisë në Evropë thanë se situata ishte "më e mprehtë" në zonat që kishin vënë me sukses "pandeminë nën kontroll në gjysmën e parë të vitit 2020".
"Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për situatën epidemiologjike në Ballkan, si dhe në shumë vende të tjera të Evropës Qendrore", tha Kathryn Smallwood, Zyrtare e Lartë e Menaxhimit të Emergjencave Evropiane e OBSH.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge tha se disponueshmëria e vaksinave nuk është ende e mjaftueshme për të kufizuar rritjen e transmetueshme në rajon.
"Incidenca është ende në rritje dhe ajo po lëviz drejt lindjes" tha Kluge.
"Ne kemi parë një rritje në rastet e Covid për tre javë rresht", shtoi ai, duke theksuar se më shumë se 1.2 milion raste të reja janë raportuar në zonën gjeografike të OBSH-së në Evropë.