Aktori i njohur me Covid, vajza kërkon gjak prej atyre që e kanë kaluar virusin

Aktori i njohur i humorit në Kosovë, Rasim Thaçi – Cima është infektuar me Covid-19 dhe për ti ardhur në ndihmë babait të tij, vajza e tij, Adelina, ka bërë një apel në rrjetet sociale.

Ajo kërkon gjak prej atyre që e kanë kaluar koronavirusin së fundmi për të marrë antitrupat e tyre.

Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë”, shkruan ajo në Facebook.

Ndërkohë nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore është aktori.

Rasim Thaçi - Cima