Goditet rrjeti më i rrezikshëm i hakerave në botë

Policia ka sekuestruar mijëra kompjutera që drejtonin një nga rrjetet më të rrezikshme të hakerave në të gjithë botën, raporton BBC.

Rrjeti Emotet siguronte qasje në kompjuterat e “viktimave” me qëllim marrjen e informacioneve dhe më pas ua shiste kriminelëve që instalonin malware më të rrezikshme.

Policia e Anglisë, BE-së, SHBA  dhe Kanada-së punuan së bashku për të “përçarë” Emotet.

Europol e quajti atë “një nga rrjetet më të rëndësishme të dekadës së kaluar” dhe një nga “hapësirat e dyerve” kryesore për sistemet kompjuterike në të gjithë botën.

“Pasi u krijua kjo qasje e paautorizuar, informacionet ju shitën grupeve kriminale të nivelit të lartë për të vendosur aktivitete të mëtejshme të paligjshme, siç janë  vjedhja e të dhënave dhe zhvatja,” tha Europol.

Dmitry Smilyanets, nga Recored Future tha :” Edhe pse krijuesi dhe mbështetësit e operatorët e tij nuk janë arrestuar, ata nuk do të tentojnë ta rindërtojnë më këtë.”

“Ata kanë mjaftueshëm lekë që të dalin në pension të qetë, ose të fillojnë një aventurë të re kriminale.”

“Një rrjet hakimi që punon është një sistem shumë i komplikuar.”

“Nëse më shumë se gjysma e infrastrukturës nuk punon, është e sigurt që do t’i thonë lamtumirë.’

Lotem Finkelstein, i Check Point Software, tha se kishte ndjekur Emotet për vite me radhë.

"Emotet rregullonte vazhdimisht email-et e saj të mashtrimit për interesat e viktimave dhe ngjarjet globale, për shembull, pandeminë Covid-19 ose sezonet kryesore të blerjeve siç është e Premtja e Zezë," tha Z. Finkelstein.

Emotet ishte fillimisht një trojan bankar, i krijuar për të spiunuar kompjuterët e viktimave dhe për të vjedhur detajet e hyrjes.