"Zbathur dhe zhveshur në mes të të ftohtit", Vuajtjet e Anxhela Peristerit për klipin e Eurovision

Këtë vit këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision"

Kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas, mban titullin “Karma”, e cila do të prezantojë shtetin shqiptar në Festivalin Evropian.

Vetëm pak ditë më parë Anxhela publikoi videoklipin zyrtar të këngës dhe ajo që u vu re ishte dhe ndryshimi i versionit të parë të këngës  me të cilën u prezantua në “Festivalin e Këngës”. Versioni final duket akoma më i fuqishëm dhe Anxhela ka vendosur që ta mbajë në gjuhën shqipe.

E për pamjen e Anxhelës nuk kemi çfarë të shtojmë pasi si gjithmonë këngëtarja dukej mahnitëse. Mirëpo, e gjithë kjo pamje Anxhelës i ka  kushtuar pak pasi është detyruar të xhirojë në temperaturat -9 gradë celsius.

"U lodha shumë për ta bërë klipin. U lodha jashtëmase,  mbi të gjitha dhe temperaturat më ndihmuan, më ndihmuan vizualisht por faktikisht aty jam plevitosur sepse jam zbathur në -9 gradë ." - thotë Anxhela në emisionin "Why Not" në RTV Ora.

https://www.youtube.com/watch?v=KPLWp3-Bo78