Covid-19, 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kosova regjistron 9 vdekje të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, nga 4.193 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 548 persona.

VIKTIMAT

Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat

Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 73.048, ndërsa ai i vdekjeve në 1.649.