Lëkundjet e fuqishme në Greqi, shënohet viktima e parë
Një i moshuar është viktima e parë e tërmetit të ditëve të fundit që goditi Greqimë.
83 vjeçari, i identifikuar si Christos Geka, humbi jetën pasi shtëpia e tij në Mosochori, në fshatin malor të Elassonas u shkatërruar nga lëkundjet duke e zënë poshtë.
I moshuari u shpëtua nga ekipet e shpëtimit dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi. Dje, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku ndërroi jetë pak më vonë.
Drejtori i ICU të GNL, Apostolos Komnos tha se i moshuari nuk pësoi asnjë dëmtim nga tërmeti, ndërsa ai kishte probleme kronike shëndetësore.
Deri më tani nga tërmeti janë vlerësuar si të dëmtuara rreth 898 shtëpi, të cilat janë konsideruar të pabanueshme nga 1,609 të dëmtuara në zonat e goditura nga tërmeti në Larisa, Elassona, Tyrnavos dhe Farkadona.