Kryetarit të bashkisë i dërgohet zarfi me 3 plumba brenda
Një zarf që përmban tre plumba iu dërgua kryetarit të bashkisë së San Severo, Francesco Miglio.
Pakoja u dërgua të martën në mëngjes tek Palazzo Celestini, ku është vendosur komuna.
Kryetari menjëherë raportoi incidentin në polici ndërsa dje u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit për rendin dhe sigurinë publike.
"Ne kemi besim të fortë në punën e institucioneve dhe nuk e lejojmë veten të na frikësojë as ky episod" - tha kryetari i bashkisë, Miglio.
Ky incident vjen disa ditë pas incidentit të rëndë që ndodhi në zyrat e Këshilltarit për Politikat Sociale të Qytetit, ku një burrë nxori një thikë në prani të punonjësve duke kërkuar të fliste me Shefin e degës.
"Ne synojmë të vazhdojmë angazhimin tonë për San Severo dhe për të gjithë qytetarët e San Severo me ndershmëri, besnikëri dhe pasion ", - përfundon Miglio.

Francesco Miglio