Rrëzohet helikopteri në Turqi, 11 ushtarë humbasin jetën, 3 të plagosur

Ditë e zezë për Turqinë.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njofton se 11 ushtarë turk, përfshirë një oficer të lartë, kanë humbur jetën pasi aeroplani me të cilin udhëtonin është përplasur në pjesën Lindore të vendit.

Nga aksidenti ajror edhe tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më herët, ministria turke njoftoi se nëntë ushtarë u martirizuan dhe katër mbetën të plagosur në rrëzimin e helikopterit ushtarak në provincën Bitlis.

Kontakti me helikopterin ushtarak të tipit 'Cougar', i cili u ngrit në orën 1:55 pasdite nga provinca lindore Bingol në rrethin Tatvan, u ndërpre në orën 2:25 pasdite.