Mjekimet tradicionale kundër Covid, Kina aprovon tre produkte bimore për trajtimin e sëmundjes

Kina ka aprovuar tre medikamente tradicionale për trajtimin e Covid 19. Mes skepticizmit të kritikevë se nuk ka prova për efektshmërinë e tyre, tre produktet bimore janë përdorur në Wuhan për trajtmin e sëmundjes si granula pastruese dhe detoksuese të mushkërive.

Kina ka miratuar tre mjekime tradicionale për trajtimin kundër covid 19. Agjencia Kombëtare e Produkteve Mjekësore sqaroi në një deklaratë se mjekimet "ofrojnë më shumë mundësi për trajtimin Covid-19".

Bëhet fjalë për produkte bimore që vijnë në formë të grimcuar dhe e kanë origjinën në "recetat e lashta kineze".  Të tre produktet janë "granula pastruese dhe detoksuese të mushkërive".

Siguria dhe efektiviteti i tyre ende debatohet në Kinë pasi kritikët argumentojnë se nuk ka asnjë provë shkencore të verifikueshme për të mbështetur përfitimet e tyre të supozuara. Në vitet e fundit, mjekimet e lashta janë përshëndetur vazhdimisht si një burim krenarie kombëtare nga Presidenti kinez Xi Jinping.

Dhjetëra mijëra pacientë me Covid-19 morën ilaçe bimore krahas barnave kryesore antivirale vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë.

"Duke rregulluar shëndetin e tërë trupit dhe duke përmirësuar imunitetin, produktet bimore mund të ndihmojnë në stimulimin e aftësive të pacientëve për tu rikuperuar nga sëmundja, e cila është një mënyrë efektive e terapisë", tha Yu Yanhong, nënkryetari i Agjencisë Kombëtare të Mjekësisë Kineze Tradicionale.

Në një provë klinike të 102 pacientëve me simptoma të lehta në Wuhan, pacientët me trajtime të kombinuara krahasuar me grupin e kontrollit të pacientëve që marrin vetëm ilaçe perëndimore, tha Yu, shkalla e rimëkëmbjes së tyre ishte 33% më e lartë.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i rekomandon ilaçet bimore për shkak të mungesës së provave se ato janë efektive.