Do ta pështynte në fytyrë/ Pas deklaratës bombastike të Fationit, vjen dhe reagimi i Melisës

Fationi bëri një deklaratë të fortë për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Melisën, ku u shpreh se do ta pështynte në fytyrë.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Glamour Zone" në RTV ORa ka qenë i ftuar ish-konkurrenti i Përputhen, Fation Kuqari.

Përballë moderatores së emisionit, Ester Bylyku, Fationi bëri një deklaratë mjaft të fortë për ish-konkurenten tjetër, Melisa Lleshin.

I pyetur nga gazetarja se kë person nga konkurrentët do të pështynte në fytyrë, Fationi pa u menduar dy herë tha emrin e Melisës.

LEXO EDHE: Çfarë po ndodh? Irritohet Fation Kuqari: Melisën do ta pështyj në fytyrë

Fjalët sigurisht që kanë shkuar edhe në veshin e Melisës, e cila reagoi “ftohtë” nëpërmjet një videoje në InstaStory.

Ajo publikoi një moment gjatë emisionit në debat e sipër me Fationin, të cilit i tregonte me gjeste se s’dëshironte të merrej më fare me të dhe ‘nuk e llogariste’.

Ndiqni në videon e më poshtme të gjithë intervistën e Fation Kuqarit, e cila nuk duhet humbur:

https://www.youtube.com/watch?v=vPkQJXaVs1Y&feature=emb_title