I martuar me fëmijë? Fation Kuqari zbulon të vërtetën e fotos që ‘çmendi ’ rrjetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2021, 09:00
Fation Kuqari, një nga djemtë më në zë të momentit, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ nga Ester Bylyku, në RTV Ora.
Ai sqaroi për herë të parë, foton e cila çmendi të gjithë rrjetin. Fationi shfaqej pranë një vajze, e cila po shtynte karrocën e një foshnje. U tha se Fationi ishte baba, dhe kishte gënjyer publikun.
Por si qëndron e vërteta?
Fation Kuqari tha për moderatoren Ester Bylyku: Nuk kam fëmijë. Ajo vajza është motra ime, dhe në karrocë ndodhej nipi im. Nuk jam baba.