U divorcuan, Kanye West tenton të shesë bizhuteritë e Kim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2021, 19:03
Dramat për Kim Kardashian duket sikur nuk kanë fund. Vetëm disa ditë para se Kim të kërkonte divorcin, burri i saj Kanye West U përpoq të shiste bizhuteritë që ai vetë ia kishte dhuruar.
Reperi e dinte se martesa e tij kishte përfunduar dhe donte të fshinte të gjithë gjurmët që e lidhnin me të shkuarën.
“Në dy javët e fundit, Kanye po përpiqej të shiste bizhuteritë që kishte blerë për Kim nga të paktën dy argjendarëve të mëdhenj”- tha një burim për The Sun.
Pavarësisht se ato bizhuteri nuk u shitën, përsëri Kanye është i bindur se nuk dëshiron të kthehet pas në kohë. Ylli i Keeping `Up With The Kardashians` bëri kërkesë për divorc të premten e kaluar dhe pa humbur kohë ka nisur betejën ligjore për të fituar kujdestarinë e 4 fëmijëve.