Blogerja shqiptare mes lotësh rrëfen abortin e saj: Barku im ishte mbushur me gjak
Gerta Shino është një ndër vajzat më të ndjekura në Instagram dhe në llogarinë e saj në Youtube. Ajo gjatë gjithë kohës është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit e saj çdo detaj nga jeta e saj personale.
Së fundmi Gerta në kanalin e saj në Youtube ka treguar një histori mjaft të dhimbshme. Blogerja ka abortuar pa dëshirë fëmijën e saj pasi për të shpëtuar ajo vetë mjekët i thanë se duhet të hiqte fëmijën me patjetër.
"Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë te ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do e merrte kurrë ushqimin. Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë por ai jo."- rrëfen ajo mes lotësh.