Raporti i DIA: Në Shqipëri kapitalet e paligjshme nga trafiku i drogës investohen në pasuri të patundshme

"Në Shqipëri kapitalet e paligjshme nga trafiku i drogës, invazioni fiskal e kontrabanda, investohen në pasuri të patundshme e në projekte zhvillimi biznesi".

Ky është një nga konkluzionet e nxjerra për Shqipërinë nga raporti i sapo bërë publik i Antimafias Italiane, për gjashtëmujorin e parë të vitit pandemik 2020.

Në këtë raport thuhet se Shqipëria nën profilin kriminal renditet në krye të prodhimit të marijuanës që përmes kanalit të Otrantos, apo të quajturës "Rrugës Ballkanike",  ka për destinacion vendet e tjera europiane.

Pozicioni gjeografik mes Italisë e Shqipërisë ka lehtësuar zhvillimin e kanaleve të drejtpërdrejta mes grupeve kriminale puglieze e ato shqiptare me referencë të veçantë sigurimin, magazinimin e tregtimin e lëndëve narkotike. 

Grupet kriminale shqiptare janë në lidhje të vazhdueshme me degët e tyre në të gjithë Italinë, me grupet puglieze, veçanërisht ato me bazë vepruese në Bari, në territorin Jon - Salento, e në provincën e Foggia, si dhe me degëzime të qëndrueshme që kanë në territorin shqiptar.

Dhe për periudhën kohore që merr në analizë ky raport, shfaqet në rritje roli i grupeve shqiptare në trafikun e kokainës kryesisht nga portet holandeze. 

Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një sistem efikas për futjen e lëndëve narkotike përmes porteve të Europës Veriore duke përfituar nga bashkëpunimi lokalë, e për t'u transportuar më pas me automjete të modifikuara  drejt fazë finale të shpërndarjes së saj për shitje ën tregjet ilegale të drogës. 

Duke iu referuar United States Department of State – Bureau of International Narcotics Control Strategy Report – International Narcotics Control Strategy Report, Money Laundering – Vëllimi II  – Mars 2020 faqja 39, Shqipëria, Raporti i Departamentit të Antimafias Italiane nënvizon se në Shqipëri po kryhen reforma në sistemin gjyqësor e njësi të specializuara të krimit ekonomik e financiar e që duhet të kishin përmirësuar linjat e veprimit të shqiptarëve.