Po ecnin mbi çati, zhduken dy dhitë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2021, 16:23
Dy dhi të egra janë parë duke ecur mbi një çati të pjerrët në Uellsin e Veriut.
Pamjet tregojnë dhitë e Great Orme në një ndërtesë pranë stacionit të tramvajit në vendpushimin bregdetar të Llandudno, Sipas DailyMail.
Kafshët u filmuan duke ecur pranë ullukut për disa sekonda para se të zhdukeshin nga sytë në një video në Facebook të publikuar të enjten nga një vendas.
“Imagjinoni të jeni në shtëpinë tuaj dhe të dëgjoni diçka rastësisht duke kërcitur mbi çatinë tuaj. Demonët! Apo hajdutët me taka?”, shkruante njëri prej komentuesve.