Ylli i Liverpool në zi, babai i gjendet i pajetë në një liqen

Babai i portierit të Liverpool, Alisson Becker është gjetur i pajetë në një liqen pranë shtëpisë së tij.

Policia lokale ka njoftuar mediat braziliane se 57 vjeçari, Jose Agostinho Becker besohet se është mbytur pasi u zhduk pranë një dige.

Jose ka shkuar për të notuar në afërsi të pronës së tij në Lavras do Sul në Brazilin jugor, ndërkohë që u gjet nga miku i tij pasi ishte shpallur i zhdukur.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe vdekja e tij po trajtohet si një aksident.

Ashtu si dy djemtë e tij, Alisson i Liverpool , 28 vjeç dhe Muriel i Fluminense, 34, Jose ishte një portier. Ai ka luajtur në ligat amatore në Brazil.