Flakë e tym pas përplasjes së trenit me kamionin, evakuohen banorët në Teksas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2021, 08:55
Një tren mallrash që transportonte benzinë ka shpërthyer në flakë pasi u përplas me një kamion në Teksas të SHBA.
Pamjet e tymit të zi që mbulon qiellin e Cameron janë bërë virale në rrjetet. Shtëpitë pranë zjarrit u evakuuan, ndërsa një banesë u dogj tërësisht.
Drejtuesi i kamionit dhe njerëzit në bordin e trenit shpëtuan mrekullisht pa dëmtime.
Sipas njoftimeve të mediave lokale, të paktën tre pjesë të trenit morën flakë dhe disa njësi kishin lënë shinat.