U vranë në Kongo, mbërrijnë në Itali trupat e pajetë të ambasadorit dhe karabinierit
Kanë mbërritur në aeroportin "Ciampino" të Romës trupat e pajetë të ambasadorit italian Luca Attanasio e të karabinierit Vittorio Iacovacci, të vrarë gjatë atentarit në Kongo para dy ditësh
Arikovët janë pritur në aeroport nga kryeministri Mario Draghi, ministri i jashtëm Luigi Di Maio dhe ai i Mbrojtjes Lorenzo Guerrini.
Sot do të kryhet autopsia e tyre, ndërsa nesër pritet të mbahet ceremonia shtetërore e varrimit.
Më pas trupat do të transferohen në komunat e vendbanimeve të tyre, raporton gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi.
Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos u vra në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara pranë qytetit lindor Goma të Kongos.
Programi Botëror i OKB-së për Ushqimin tha se të paktën dy persona të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin e së hënës.
Lindja e pasur me minerale e Kongos ka qenë për më shumë se dy dekada një fushë beteje për grupe të shumta të armatosura, pasi militantët e përfshirë në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994 u larguan përtej kufirit.
Paqeruajtësit e OKB-së janë përpjekur të rikthejnë paqen në rajon për më shumë se një dekadë.
Lexo edhe:
Vritet në atentat ambasadori italian në Kongo, Di Maio: Çdo përpjekje për të ndriçuar ngjarjen