Anija me mallra nga Pakistani, policia sekuestron 1.5 ton drogë

Policia holandeze gjatë një operacioni të kryer në portin e Roterdamit ka sekuestruar 1.5 ton drogë.

Prokuroria e Holandës njoftoi se operacioni është kryer në një anije mallrash që kishte ardhur nga Pakistani, ku dhe janë sekuestruar 1.5 ton drogë.

Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në një operacion policorë, kurse nga liria janë privuar tre persona.