U qëllua nga policia në kokë teksa protestonte, humb jetën 20-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2021, 17:45
Një vajzë 20 vjeçare është bërë protestuesja e parë që humbu jetën gjatë protestave në Mianmar. Ajo u qëllua javën e kaluar në kokë teksa ishte udke protestuar si gjithë të tjerët në rrguë,
Mya Thëe Thëe Khaing u plagos dy ditë para ditëlindjes së saj të 20-të kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit.
Një imazh i protestueses, pasi u qëllua u shpërnda gjerësisht dhe vdekja e saj ka shkaktuar zemërim të mëtejshëm kundër autoriteteve.
Mianmari ka parë shumë ditë protestash pas një grushti shteti ushtarak i cili përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.
Policia ka mohuar përdorimin e forcës në tubimin në kryeqytetin Nay Pyi Taë në 9 Shkurt, por mjekët kanë thënë se dy protestues të tjerë po ashtu u dhunuan.