Serbët e tregojnë sërish veten, kore raciste në adresë të Ibrahimoviç

Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç, teksa qëndronte në tribune e stadiumit të Beogradit “Marakana”, ka qenë viktimë e thirrjeve etnike gjatë ndeshjes së djeshme në Europa League kundër Crvena Zvezdas.

Ti baljia i shpifur”. Me këtë gjuhë i janë drejtuar serbët sulmuesit 39-vjeçar, raportojnë mediat italiane.

Baljia është një term që serbët përdorin rëndomtë për të fyer myslimanët e Kroacisë dhe Bosnjes.

Ibrahimoviç nuk ra pre e provokimeve ndërsa pavarësisht presences në stadium të zyrtarëve të UEFA-s tifozët serbë nuk e patën problem të tregonin edhe një herë veten.

Kujtojmë se, Zlatan Ibrahimoviç ka ardhur në jetë nga babai mysliman boshnjak dhe nëna katolike kroate. Që të dy emigrantë në Suedi.

/a.r,OraNews

Lexo edhe:

Milanit i shpëton fitorja nga duart, serbët barazojnë ‘in-extremis’