Lajmet e rreme për vaksinat rrezikojnë shëndetin publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2021, 13:25
Lajmet e rreme në lidhje me vaksinat antiCovid dhe jo vetëm, të përhapura në internet janë heterogjene.
"Vaksina është aprovuar shumë shpejt dhe për këtë arsye nuk është e sigurt", "Është e panevojshme sepse virusi tashmë ka pësuar mutacion", këto janë disa nga mashtrimet më të shpeshta që po hasen në internet.
Tani është duke u punuar për të riparuar sa më shpejt informacionet e rreme dhe të rrezikshme për shëndetin publik.