Drejt ezaurimit vendet në spitalet Covid-19, sot hapet spitali i Shkodrës dhe i Durrësit

Ministrja e Shëndetësisë në seancën parlamentare ka theksuar se tashmë do të nisë aktivizimi dhe i spitaleve rajonale. Sot do të hapen spitalet në Durrës dhe në Shkodër e për të vazhduar me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Po ashtu ajo shtoi se vazhdon komunikimi për marrjen e vaksinave të reja për të bërë të mundur vaksinimin e të gjithë popullsisë.

Fundi i vitit 2020 solli një ulje të ndjeshme të pacientëve të prekur nga koronavirusi që trajtoheshin në spitale.

Frymëmarrja e mjekëve zgjati shumë pak, pasi nisja e shkurtit solli një përhapje të shpejtë të pandemisë, me mbi 1200 të prekur në 24 ora.

Si pasojë dhe shtretërit e lirë në 2 spitale shkoi drejt ezaurimit. Si zgjidhje është menduar shtrimi i të prekurve në rrethe.

Ogerta Manastirliu: “Kemi arritur në fakt në mbi 500 të shtruar në spitalet Covid në Tiranë, rastet edhe te moshat e reja kanë pësuar rritje, kemi rritje të pacienteve në reaminacione.

"Aktivizojmë nga sot skenarin e parë të spitaleve rajonale, duke filluar më spitalet rajonale të Durrësin e Shkodrës, e më tej me Korçën, Vlorën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë ngarkesa në spitale, do të vijojmë me skenarët e dytë dhe të tretë, në kapacitete të plota të spitaleve rajonale”

Paralalisht në parlament ministrja Ogerta Manastirliu tha se po punohet dhe me sigurimin e vaksinave për të gjithë popullsinë.

Ogerta Manastirliu: 7020 doza do të vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Është e treta e një serie furnizimesh. Sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e qytetarëve. Do të vijojmë me Covaxin me dozat e Astra Zeneca, që pritet të vijnë me vijimin e procedurave të COVAX, si dhe me shtetet partnere, për të siguruar më shumë doza vaksine”.

Deri më tani janë vaksinuar 1200 mjekë dhe infermierë nga të cilët 540 kanë marrë të dy dozat. Ndërsa 4 spitalet Covid kanë 550 shtretër në total.