Ekskluzive/ "Përveç mushkërive ky virus i hyri njerëve në tru," Flet profesori italian: Kujdes, e gjitha është nën rrogoz
Paolo Becchi, Akademik, filozof, sociolog, editorialist në të përditshmet italiane "Il Sole 24 ore", "Libero", "Il Fato Quotidiano".
Në një intervistë ekskluzive dhënë gazetares Alba Kepi, Filozofi e sociologu i njohur italian komenton pandeminë globale një vit pasi ky virus kushtëzoj e transformoj jetën e të gjithëve si dhe polemikat ekonomike e sociale mbi vaksinën antiCovid.
Intervista u transmetua mbrëmjen e djeshme për emisionin "Tempora" transmetuar mbrëmjen e 16 shkurtit 2021.
Alba Kepi: Profesor Becchi jemi një vit nga nisja e pandemisë. Si ka influencuar ajo në shoqërinë e sotme, çfarë duhet të presim nga e ardhmja?
Profesor Becchi: Shqetësimi ndaj virusit në vend që të shkaktonte rebelime të forta, solli një gjëndje frike të madhe tek popullsia dhe një pa aftësi për të reaguar. U shfaq qartë edhe në një vend fetar si Italia, ku Kisha katolike mund të luante një rol rezistence dhe nuk u pa asgjë e tillë.
Teza që unë mbeshtes është se përveç mushkërive ky virus i hyri njerëve në tru, e shosh shumë pak aftësi për të reaguar. Tek tuk janë shfaqur forma proteste si ajo e pronarëve të lokaleve e restoranteve por kanë qënë simbolike. Duhet treguar kujdes sepse situata është e gjitha nën rrogoz.
Kur të nise e të shtohet numri i njerëzve që pushohet nga puna, kur do nisin të shpërndahen kërkesa për të paguar taksat, këto fenomene do të dalin në sipërfaqe e janë probleme ndaj të cilave deri më sot është kërkuar neutralizim, madje narkotizimi i popullit përmes dekreteve për të shpëtuar ekonominë nga pandemia.
Kërkohet heshtja popullore, por nuk është e thënë të jetë përherë kështu pasi gjërat vazhdojnë të qëndrojnë nën rrogoz e se çfarë mund të sjellin në nivel social është e paparashikueshme.
Alba Kepi: E ndërkohë një gjë konkrete ka ndodhur. Vaksina anticovid. Por dhe vaksina herë e kemi e herë jo. Herë vjen herë mungon.
Paolo Becchi: Këtu shfaqet një tjetër problem gati tabu për Italinë. Në Itali ndoshta duke marrë për bazë një vendim europian, u zgjodh që vaksinimi kudnër pandemisë të bëhet me vaksinën Pfizer e Moderna. Po a janë vërtet vaksina këto që po eksperimentojnë tek ne? Sepse vaksina tradicionale nis nga një virus i ç'aktivizuar. E vaksina kineze është një vaksinë tradiconale. Por na informojnë se kjo vaksinë nuk bën. Kjo gjë është mjaft e çuditshme, pasi me të janë vaksinuar të gjithë ushtarët e ushtrisë së kuqe e virusi në Kinë është drejt zhdukjes. Po ashtu dhe për vaksinën ruse, thonë nuk funksionon. Por kanë sigurinë të thonë se funksionojnë mjaft mirë vaksinat Pfizer e Moderna që janë realizuar me elemente jo natyral, pra duke mos përdorur virusin siç tradicionalisht është punuar për të gjitha vaksinat që njohim.
Alba Kepi: Po më thoni se ndoshta është një zgjedhje marketingu apo një zgjedhje gjeopolitike?
Paolo Becchi: Nuk di se çfarë është pas kësaj zgjedhje, por hedh pyetjen se për çfarë motivi duhet të bëj një vaksinë që nuk është vaksinë. Kjo vaksinë nuk është një mjet biologjik por është sintetik. Pse duhet të bëj një vaksinë që nuk është eksperimentuar kurrë më parë. Pse duhet të bëj një vaksinë kur studimi i saj deri sot ka qënë i limituar.
Nuk kuptoj pse na detyrojnë në një farë mënyrë të bëjmë këtë tip vaksine, kur deri më sot janë realizuar rreth 70 vaksina kundër Covid 19.
Secili prej nesh duhet të ketë të drejtën e zgjedhjes për t'u vaksinuar me cilën vaksinë të dëshiroje.
Alba Kepi: E pse sipas jush kemi kaq pak informacion mbi vaksinën ruse e kineze?
Paolo Becchi: Sepse e gjithë vëmendja mediatike është ofruar tek këto vaksina të prodhimit të ri duke menduar se bëjnë mrekulli. Por kemi të drejtën dhe të pyesin se pse 23 persona vdiqën në Norvegji pasi bënë këtë vaksinë? Përgjigja që jepet është sepse ishin të sëmurë e vuanin nga disa patologji. Ndërsa në rastet e viktimave Covid që vuajnë nga patologji të ndryshme, thuhet me siguri se vdiqën nga Covid e jo nga këto sëmundje. Është e drejtë dhe të hedhim tezën se pse dozat e vaksinës Biontech Pfizer po vonohen në prodhim.
Mos ndoshta kanë kuptuar se duhet modifikuar doza e intesiteti i saj. Nuk e kemi të qartë se pse papritmas vendosën të reduktojnë dozat e furnzimit. Mendoj se për këto vaksina të prodhimit të ri dimë sot shumë pak, e se eksperimentimi i kryer është i pamjaftueshëm. Edhe pse nuk jam mjek, opinionin tim e referoj tek një leteraturë shkencore e mjekëve gjenetikë, virologë e që mbështesin këto objeksione.
Alba Kepi: E ç'duhet bërë përballë dhe një absurditeti social që po jetojmë. Jemi në vitin e dytë të pandemisë, shkollat, qëndrat e punës janë të mbyllura. Ku po shkojmë?
Profesor Paolo Becchi: Ka ndodhur fenomeni i shtëpiakizimit të shoqërisë. Unë personalisht punoj nga shtëpia, studentët e mi ndjekin leksione universitare nga shtëpia, nxënësit e studentët e tjerë studiojnë po nga shtëpia, njerëzit punojnë në metodën smart working, po nga shtëpia. Personalisht prisja një rebelim nga të rinjtë, nga nxënësit e studentët por nuk ndodhi asgjë. Dhe tek ata virusi solli një shtëpiakizim total. E kjo është shqetësuese sepse kur as të rinjtë nuk dalin në shesh për të protestuar, mos e prit më një gjë e tillë as nga njerëzit më të mëdhenj në moshë.. Përgjithësisht situata sociale pandemike shfaqet dëshpëruese e ka vetëm dy rrugëdalje. E para është se aty ku ka vështirësi ka dhe më shumë mundësi për t'ja dalë. Njerëzit duhet të marrin kurajo për të dalë nga ky moment e ndoshta ende nuk kemi arritur në atë limit.
E dyta mund të ndodhi ndryshimi i madh, që do të thotë një përgjigje sociale kundër tij.
Duhet të kujtojmë se historikisht epidemia është një fenomen social ndërsa deri më sot, Covid e kemi trajtuar si një debat televiziv mes virologësh. Risku i vërtetë është pamundshmëria për të zgjeruar diskursin në shumë plane mbi epideminë. Unë shpresoj që shoqëria të gjej një moment refleksioni mbi atë ç'ka po ndodh."