Vajza e Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës: Babai im gjenial nuk u implantua në trurin tim
Vajza e themeluesit të Microsot, Bill Gates mori dozën e saj të parë të vaksinës Covid. Jennifer K.Gates pasi bëri vaksinën nuk qëndroi pa përmendur dhe teorinë konspirative rreth vaksinës.
Ajo me shakak tha se: Fatkeqësisht vaksina nuk e implantoi babanë tim gjenial në trurin tim, sikur ajo të ishte atë fuqi"
Postimi i Jennifer Gates në Instagram shihet e veshur me maskë dhe duke mbajtur në dorë një ngjitëse në të cilën shkruhet "Unë kam vaksinën time Covid-19".
"Unë jam përtej privilegjit për të marrë dozën time të parë të mësuar qelizat e mia të japin një përgjigje imune mbrojtëse ndaj këtij virusi. Si një studente e mjekësisë dhe një mjeke aspiruese, unë jam mirënjohëse që do të më japë mbrojtje dhe siguri për praktikën time të ardhshme. Unë do t'i nxis të gjithë të lexojnë më shumë dhe ta konsiderojnë fuqishëm për veten dhe familjet tuaja kur t'ju ofrohet opsioni. Sa më shumë njerëzit që imunizohen, aq më të sigurta janë komunitetet tona për të gjithë".
Ajo gjithashtu gjatë postimit të saj falenderoi të gjithë ata qëbënë të mundur vaksinën.
Para se të dilte vaksina një teori konspirative u shtri në mbarë globin. U pretendua se pandemia e
koronavirusit është një forme për të mbuluar një plan që konsiston në implementimin e mikroçipit që mund të gjurmohen dhe se bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, qëndron pas pas tij. Mirëpo, deri më tani asnjë provë nuk është gjetur që të mbështesë këto pretendime.