VIDEO/ 3 mijë copë dinamit, ja si shembet në tokë "Trump Plaza"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2021, 22:03
Hoteli dhe Kazinoja "Trump Plaza" në Atlantic City është shkatërruar, duke i dhënë fund një "mbretërimi" gati 40-vjeçar në bregun e New Jersey.
"Trump Plaza" u hap në 1984 dhe dikur ishte një aspekt kryesor i portofolit të pasurive të patundshme të ish-Presidentit Donald Trump.
Kazinoja u mbyll në vitin 2014 dhe ndërtesa që nga ajo kohë është degraduar dhe u desh shembja e plotë, janë zyrtarët e qytetit.
Rreth 3,000 copë dinamit u përdorën për të rrëzuar ndërtesën 34-katëshe, njoftoi New York Times, ndërsa shkatërrimi zgjati vetëm disa sekonda.