Flet pacienti i parë i infektuar me covid në Itali: Antitrupat e mija janë pakësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2021, 08:36
Ishte e premte, 21 shkurt një vit më parë. Pandemia ishte e frikshme, por ende dukej shumë larg, derisa dy ambulanca u panë në një rrugë në San Salvario dhe personeli mjekësor i veshur si astronautë zbritën para shtëpisë së një menaxheri.
Ishte rasti i parë i Covid i diagnostikuar në Turin, fillimi i një epoke që nuk ka mbaruar ende.
"Të nesërmen në mëngjes të gjithë po kalonin përpara xhamit të dhomës, por askush nuk kishte guxim të hynte.
Kryetari i bashkisë, mjekët, infermierët po bënin shenja me duar duke më pyetur a jam mirë, por më pas ata u zhdukën.
Dhe e kuptova që isha pozitiv."