As stuhia nuk e pengoi, 90-vjeçarja ecën 6 milje në dëborë për tu vaksinuar kundër Covid-19
Një stuhi e fuqishme dëbore në Seattle nuk ka penguar një 90-vjeçare të marrë vaksinën e saj anti-covid.
Fran Goldman , 90-vjeçarja e vendosur ka ecur gjashtë milje në dëborë vajtje-ardhje vetëm për të marrë vaksinën e saj kundër koronavirusit.
Në një intervistëtë dhënë për mediat e huaja ajo tregon se që në momentin që vaksina doli ka qenë gjatë gjithë kohës duke kërkuar një takim për të marrë dozëen e saj.
Më në fund ajo arriti që të siguronte rradhën e saj mirëpo një stuhi e papritur pqërfshiu vendin, duke i bllokuar rrugët.
E veshur me pallto, xhaketë shiu, shall dhe këpucë dimri Fran mori shkopinjtë e saj të ecjes dhe doli në rrugët me dëborë.
"Nuk ishte e lehtë të shkoja, ishte sfiduese," -i tha ajo gazetës.
Ajo ja arriti të shkonte në takim dhe ishte vetëm pesë minuta me vonëse. Për këtë veprim të së ëmës, vajza e saj e cila jeton në Buffalo, Neë York, tregon se nuk u befasua fare pasi 90 vjeçarja njihet për guximin e saj.