“Kush do nuse të virgjër, e merr të qepur", shpërthen Aulona Musta: Mirë t’u bëhët!

Aulona Musta, gazetarja e njohur e medias shqiptare është rikthyer në RTV Ora, këtë herë si e ftuar përballë gazetarit Ronaldo Sharka.

Gazetari e pyeti Mustën se çfarë mendon ajo për meshkujt qe ende kërkojnë nuse të virgjër: "Të flasësh akoma për virgjërinë... nuk e di domethënë! O prindër, o nëna, e di që e keni të vështirë, por edukojini ato vajza e ato djem. Në thumb kemi bërë diçka për virgjërinë, qepjen.

Shumë nga këta djem mendojnë që marrin nuse të virgjër, por në fakt nuk jan dhe aq të virgjëra . Është për të qarë e të qesh që ende vajzat qepen, sepse në këtë mënyrë duan të gënjejnë meshkujt. Dhe nëse meshkujt duan të gënjehen në këtë mënyrë, atëherë me bëhet shumë qejfi për ta. Le te vazhdojnë t'a kërkojnë"- u shpreh ajo.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

https://www.youtube.com/watch?v=iSKlv4YuFzw