Sulm ndaj bazës së OKB-së, plagosen 20 pjesëtarë të misionit paqeruajtës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 22:50
Të paktën 20 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të OKB-së janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur mbi bazën e tyre në Mali.
Zëdhënësi i Misionit të OKB-së, Olivier Salgado bëri të ditur se paqeruajtësit pranë qytetit Douentza u vunë nën zjarr direkt dhe indirekt nga sulmues të panjohur rreth orës 07:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në një zonë të aktivitetit të shtuar xhihadist.
Burimet lokale në vendin e Afrikës Perëndimore raportojnë se të plagosurit i përkasin kontingjentit të Togos të Misionit të Stabilizimit të Integruar Shumëdimensional të OKB-së në Mali (MINUSMA).