Vrasja e çiftit Pasho, Gjykata le në burg Elona Kaleshën
Gjykata italiane le në burg Elona Kaleshën.
36-vjeçarja, akuzohet për vrasjen dhe për fshehjen e kufomave të Shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit nga Vlora të zhdukur prej 2015-ës.
Sipas gjykatës, Kalesha është person me rrezikshmëri të lartë dhe mund të përsërisë krimet.
Gjykata shton se, Kalesha gënjeu për vrasjen e bashkëshortëve duke ia hedhur fajin djalit të tyre, raporton Ora News.
Pikë e fortë për akuzën janë dëshmitë pronarëve të ndërtesës në lagjen San Jacopino ku mendohet se çifti mund të jetë vrarë në fillim të nëntorit 2015.
Sipas dëshmive, qiramarrësit folën për një aromë të që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë duke u larguar me disa valixhe një grua, që dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kalesha.
Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën në fund të vitit të shkuar brenda 4 valixheve të hedhura pranë një burgu në Firenze.
/a.r,OraNews