Pluhuri i Saharasë “shpërndahet”në Europë duke i bërë qiellin dhe borën portokalli

Një shtresë pluhuri nga Saharaja që ka mbuluar pjesë të Evropës Jugore dhe Qendrore ditët e fundit shkaktoi një rritje të mprehtë të ndotjes së ajrit në të gjithë rajonin, thanë studiuesit të martën.

Sipas Euronews, programi i monitorimit satelitor të Komisionit Evropian Copernicus tha se nivelet e matura të grimcave më të vogla se 10 mikrometra – të ashtuquajturat PM10 – kanë ngritje të mprehtë në qytete të tilla si Barcelona, Lioni dhe Marseja të dielën.

Reja e rërës së imët që fryu në drejtim të veriut nga Algjeria “ngjyrosi” qiellin dhe ishte “përzier” me reshje dëbore të freskëta në Alpe dhe Pirenej, duke lënë shpatet të dukeshin si portokalli.

Këto episode të pluhurit të shkretëtirës zakonisht ndodhin më vonë gjatë vitit, zakonisht në pranverën e Hemisferës Veriore, shpjegoi Copernikus.

Këtë herë, grimcat u transportuan “përgjatë një shtrese të trashë që shtriu sipërfaqen deri në afërsisht 5 kilometra mbi tokë”, shtoi ai.